Prokuroria e Lushnjes ka caktuar “Detyrim për t’u paraqitur” për 8 ish-zyrtarë, ndërsa për 5 të tjerë ka vendosur caktimin si masë sigurimi personal atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
Nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në bazë të këtij vendimi penal, u lëshua me datë 17.10.2022 urdhër ekzekutimi përkatës për ekzekutimin e masave të sipërcituar.
Me vendimin e datës 20.10.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë ka verifikuar masat e sigurimit të dhënë në mungesë, duke lënë në fuqi masat e sipërcituar për personat nën hetim.
Më tej, organi i akuzës vazhdon hetimin në drejtim të funksionarëve të tjerë të përfshirë në veprimtari që bien ndesh me ushtrimin e rregullt të detyrës apo të personave të ndryshëm që kanë shkelur ligjin.