Partia e ekstremit të djathtë francez synon të votojë pro mocionin e censurës së partive të së majtës kundër qeverisë.
Këtë e bëri të ditur në orët e para të pasdites së sotme, para Asamblesë Kombëtare të Francës, kryetarja e saj, Marine Le Pen, duke shkaktuar habi të përgjithshme në Francë, pasi deri më sot ishte e ditur se ajo do të votonte kundër.
Megjithatë, deputetët e dy fraksioneve nuk mbledhin shumicën absolute parlamentare të nevojshme për miratimin e mocionit të mosbesimit.