Policia e Durrësit ka arrestuar një 37-vjeçar pasi plagosi me thikë fqinjin e tij.
Sipas njoftimit të policisë F. J 37 vjeç, banues në Durrës, u arrestua pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. H 37 vjeç (fqinji i tij), e ka goditur këtë të fundit, me mjet prerës (thikë).
Shtetasi M. H. ndodhet aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.