-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkarkohet përfundimisht Fatmira Hajdari, s’justifikoi 950 mijë euro

Kryesoret

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra Fatmira Hajdarin.

Kjo e fundit nuk ka arritur të justifikonte pasurin me vlerë 950 mijë euro.

KPK e shkarkoi nga detyra më 18 qershor 2020, Fatmira Hajdari i kërkoi KPA rikthimin në drejtësi.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 265, datë 18.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fatmira Hajdaraj (Hajdari). 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall, në Tiranë, më datë 24.10.2022,” thuhet në vendimin e gjykatës.

Nga ana tjetër, Hajdari është shprehur se sot gjerat janë ndryshe dhe gjerat kanë avancuar, si dhe kashtuar se ka qenë një nga gjyqtaret me të pastra në Republikën e Shqipërisë. 

Një pallat 10-katësh që ka probleme që në ngritjen e tij, disa kredi në emër të të birit, 13 apartamente dhe 1 vilë, janë pasuritë që nuk janë justifikuar nga Hajdari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit