Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj zhvilloi sot një takim me shoqërinë civile pas miratimit të ligjit për hapjen totale të dosjeve.
Deputeti demokrat, sqaroi se vetëm një kategori nuk do të hapet pa filtër. Pjesa tjetër, çdokush që ka interes të drejtohet për të marrë informacion.
“Për çështje që kanë lidhje me sigurinë kombëtare, apo marrëdhëniet ndërshtetërore, ngelen në të njëjtin status si më parë.
E drejta e gjithkujt për t’iu drejtuar Autoritetit është sipas ligjit dhe ai që ka interes, duhet të tregojë të dhënat, se për cilat dokumente apo dosje kërkon që të studiojë dhe të marrë një kopje të tyre.
E shkuara e ndrydhur krijon praktika shantazhi. E vërteta të bën të lirë” tha Alibeaj duke u krenuar për nismën e tij që ia arriti të kthehet në ligj. “Po, ne ia arritëm të hapnim dosjet e Sigurimit të Shtetit“.