Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka bërë një deklaratë të fortë në Kuvend, duke theksuar se “ky Parlament nuk kryen funksionin e tij” dhe se është i pamundur të funksionojë pa përfshirjen e opozitës. Ai akuzoi maxhorancën se ka përjashtuar opozitën dhe se kjo sjellje është përpjekje për të krijuar një konflikt artificial, nga i cili, sipas tij, përfituesit janë vetëm ata që janë në pushtet.
“Ju e shihni mirë se ky Parlament nuk kryen funksionin e tij, sepse këtu gjyqi nuk është i plotë; ju e përjashtuat opozitën. Nuk do të futem në arsyet pse dhe si, por përgjegjësia për mënyrën se si funksionon ky Parlament i takon maxhorancës. E kuptoj arsyen pse e bëni siç e bëtë një vit më parë. Po përpiqeni të krijoni një konflikt artificial, sepse përfituesit jeni vetëm ju.”