-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kam hallet e mia”! Kush është ish-kryetari i bashkisë që SPAK e çoi në gjyq?

Kryesoret

Ditën e sotme SPAK njoftoi se ka çuar në gjyq dosjen me 11 të pandehur për tjetërsim pronash në Lezhë. Mes të pandehurve janë Fran Frrokaj, ish-kryetari i bashkisë së Lezhës; Gjok Ndoka ish Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë, Sokol Toma ish Drejtori i Zyrës së Urbanistikës Bashkia Lezhë, një jurist, 2 regjistrues dhe 3 nëpunës të Zyrës Vendore si dhe një përfitues i tokave të tjetërsuara.

SPAK thotë se gjatë hetimit janë dokumentuar veprimet e kundraligjshme të ish zyrtarëve vendor të Qarkut Lezhë, për tjetërsimin e pronave në bregdet dhe përfitimin e tyre në kundërshtim me ligjin.

Që prej 28 korrikut të këtij viti, Gjykata së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e këtyre pronave. Gjatë hetimit janë dokumentuar veprimet e kundraligjshme të zyrtarëve vendor të Qarkut Lezhë, për tjetërsimin e pronave në bregdet dhe përfitimin e tyre në kundërshtim ligjin.

Në shtator të vitit 2020, Frrokaj është dënuar nga Shkalla e Parë me 4 vite burg për tjetërsimin e pronave te Rana e Hedhun në Shëngjin, por SPAK kërkon gjykim shtesë për 11 persona të tjerë të grupit.

Më 18 korrik, Frrokaj u paraqit në SPAK por nuk pranoi të tregonte arsyen, thjesht u justifikua duke thënë “Kam ardhur për punët e mia”. Për skandalin e tjetërsimit të pronave në Shëngjin hetimet nisën që në vitin 2017 pas denoncimit të një qytetari se prona e tij rezultonte në Hipotekë në emër të familjeve të tjera.

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, çështje që prej vitesh i përket drejtësisë kur është bërë dhe goditja më e madhe e SPAK me sekuestrimin e 55 milionë eurove pasuri, të ardhura nga vjedhja e tokës së shtetit.

13 milionë euro pasuri të sekuestruar në korrik i përkasin grupit të Fran Frrokaj dhe 10 të tjerëve, për të cilët SPAK mbylli hetimet dhe kërkon gjykimin, ndërsa 42 milionë euro pasuri të sekuestruara në vitin 2017 i përkasin grupit të vëllait dhe motrës së ish-deputetit Arben Ndoka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit