Policia e shtetit ka marrë në pyetje kushërinjtë Avdylaj në Shijak në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt. Jasmin dhe Astrit Avdylaj janë shprehur se nuk kanë lidhje me ngjarjen dhe se në kohën që janë ngritur dyshimet kundër tyre kanë qenë në arrest shtëpie dhe të monitoruar nga policia. “Nuk kemi asnjë dijeni” deklaruan ata.
Një nga pistat e hetimit të prokurorisë së Lezhës, Tiranës dhe Durrësit në lidhje me zhdukjen e bosit të basteve lidhej me udhëtimin e tij të fundit në Shijak. Për këtë arsye prokuroria kërkoi kontrollet në disa banesa në këtë zonë dy muaj më parë, por shkalla e parë e refuzoi dhe më Apeli miratoi kërkesën vetëm për tre banesa.
Por vonesa nga momenti që e kërkoi prokuroria deri në kohën që e miratoi apeli pjesërisht ishte e madhe. Kur shkuan, RENEA dhe FNSH nuk gjetën asnjë detaj. Misteri vazhdon.