Daily Mail ka shkruar një artikull për një 16-vjeçar shqiptar i cili ka kërkuar ndihmë në një shtëpi në Dover në momentin që ka zbritur nga gomonia, pasi nuk dinte se ku të shkonte.
E zonja e shtëpisë ka treguar se adoleshenti i ka kërkuar ndihmë asaj që ta dërgojë në Manchester, por në momentin që ajo e ka refuzuar, ai i ka kërkuar të përdorë telefonin e shtëpisë së saj.
Zonja tha se ajo kishte lënë derën e pasme hapur, kur në një moment pranë bregut të detit ndaloi një gomone me rreth 80 emigrantë, ndërkohë që njëri prej tyre u afrua me shpejtësi pranë banesës së saj duke kërkuar ndihmë.
Këtë ngjarje e pa edhe fqinja e 59-vjeçare, Louise Monger, e cila ka shkuar menjëherë në ndihmë të fqinjës së saj, ndërsa ka tentuar të ndalojë adoleshentin shqiptar i cili ndodhej në atë moment në dhomën e gjumit, por e pati të pamundur.