Rasti i fundit i vdekjes së të riut Lear Kurti në duart e policisë ishte tronditës, pasi ngjarja u tentua të manipulohet duke dhënë versione të ndryshme nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, që drejtohet nga Ardi Veliu.
Eksperti i ekzaminimeve shkencore, Artan Rexhepi u shpreh në një intervistë për “5pyetjet.al” se rendi në Shqipëri ka marrë një goditje të rëndë, që në kohën e parcelave me kanabis.
Misteri mbi vdekjen e Learit! Eksperti te “5pyetjet.al”: Problemi i parë është Ardi Veliu
“Rendi ka marrë goditje të rëndë që kanë ruajtur parcelat e hashashit. Shumë e vështirë do të jetë. U thye kodi moral. Nuk e imagjinoj dot, kur kam qenë oficer, të shkojë drejtori të bëjë inventar parcela hashashi!! Mos prit gjë më” tha ai.
Artan Rexhepi kërkon reformë të thellë duke nisur nga akademia dhe testimi për drogë. “Kanë nevojë për super trajnime policët e terrenit dhe jo kështu “Bravo çuna, made in Saimir Tahiri”.
Mbase ka ardhur koha për të bërë akademi të rregullt. Kanë nevojë për psikiatër dhe psikolog për t’i kaluar në test. Policët duhen testuar për drogë. Janë përdorues apo jo, duhen testuar” deklaroi ai për “5pyetjet.al”.