Drejtori i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku raportoi sot në komisionin e sigurisë për sulmet kibernetike nga hakerat e sponsorizuar nga Irani. Pas mbledhjes deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji u shpreh se Policia e Shtetit nuk e di se deri në çfarë niveli janë sulmuar nga hakerat sistemet online.
Vdekja e Lear Kurtit? Drejtori i policisë: Jam gati të përgjigjem në Kuvend
“Policia e Shtetit ashtu si edhe institucionet e tjera qeveritare gjejnë pretekst sikur ka sekrete shtetërore për të mbajtur të fshehtë nga publiku, dështimin e tyre në raport me mbrojtjen e dhënave të qytetarëve. Policia e Shtetit sot nuk ka as vetë të dhëna të plota se deri në çfarë niveli janë vjedhur apo hakeruar sistemet. Jemi nën fazat ku thuhet pretendohet.
Ka kontradiktë, pretendohet se nuk janë prekur sistemet që kanë të bëjnë me informacione të klasifikuara, ndërkohë ju vetë e keni parë që të tilla informacione janë publikuar nga mediat. Nuk kanë mbrojtje për sistemet në Shqipëri, pastaj kanë rënë, janë harxhuar para por nuk ka mbrojtje” tha ai.
“E ngritën Learin si thes”! Debat i fortë në Kuvend, Salianji: Ju dhe Veliu të vrisni