-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ky ishte personi i fundit që Vis Martinaj e zhdëpi në dajak para zhdukjes

Kryesoret

Fati i Ervis Martinajt ende nuk dihet, por lajmet rreth tij janë kthyer në telenovelë thuajse cdo ditë prej 10 gushtit kur u zhduk pa gjurmë.

Në fund të shtatorit hakerat nxorën në media e-mailet e ish-drejtorit të policisë së shtetit, Gledis Nano, që kishte shkëmbyer me vartësit dhe eprorët.

Ku e futët Vis Martinajn? Flasin për herë të parë kushërinjtë Avdylaj në Shijak

Mes mijërave mesazheve dhe komunikatave të shkëmbyera kishte edhe informacione “top sekret” me klasifikim 5, 10 apo 15 vite.

Por dolën të gjitha në “shesh”. Në listë ishte edhe një e-mail lidhur me një komunikatë policie që procedonte në mungesë Ervis Martinajn për kanosje në Fushë Krujë, zonë ku ka shtëpinë.

Policia e mbajti “top sekret”! Kush ishte personi që rrahu Vis Martinaj para zhdukjes?

Ai ishte vendosur nën hetim nga policia dhe prokuroria e Kurbinit për dy akuza kanosje dhe dëmtime të tjera me dashje. Por në dokumentin sekret të policisë nuk jepeshin detaje se kush ishte personi që kanosi biznesmeni i basteve.

“Më datë 02.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për shtetasin në kërkim Ervis Mustafa Martinaj, i datëlindjes 06.10.1982, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, me arsim 12 klasë. Nenet 84 e 90 të K.P” thuhej në dokument.

Tashmë mësohet se Martinaj së bashku me Nikolin Nikën më 2 tetor 2021 në Fushë-Kuqe kanosën duke goditur Nikoll Bunën 63-vjeç.

Arsyeja nuk dihet. Prokuroria i ka marrë të pandehur, por Ervis Martinaj është zhdukur dhe miku i tij Nika ndodhet jashtë vendit.

Prapaskenat, çfarë po fshihet? Eksperti te “5pyetjet.al”: Policia e di fundin e Vis Martianjt

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit