Producenti dhe moderatori Ardit Gjebrea ka paralajmëruar artisët pjesëmarrës në edicionin e këtij viti të “Këngës Magjike”, se do ketë masa për ata të cilët blen klikime.
“Sipas një kontrate të produksionit të Kënga Magjike me artistët pjesëmarrës, janë vetë artistët të cilët publikojnë në kanalet e tyre këngët në YouTube, sipas marrëveshjeve të ndryshme me botuesit që ata preferojnë.
Do bëja një thirrje për gjithë artistët pjesëmarrës në Kënga Magjike 2022 që të kërkojnë nga publikuesit raporte të vazhdueshme të klikimeve se nga u vijnë, në mënyrë që të parandalojnë blerjen e një gënjeshtre të madhe (siç janë edhe “fansat” nga India dhe Filipinet që po çmenden për këngët shqiptare)”, ka shkruar Gjebera mes tjerash.