-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bosit” të Elbasanit i sekuestrohen 400 mijë euro

Kryesoret

Vetëm 34-vjeç dhe me 400 mijë euro pasuri. Gjykata e Elbasanit me kërkesë të prokurorisë ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të Daniele (Oklid) Çela, banues në Elbasan.

Ai është dënuar me 13 vjet burgim, në Norvegji, si autor i trafikimit të lëndëve narkotike, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, me aktivitet në këtë shtet.

Në zbatim të vendimit të gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të ndryshme të 34-vjeçarit, me vlerë rreth 400 000 euro.

Konkretisht janë sekuestruar: një apartament, një biznes (lokal) dhe garazhi i tij, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, Elbasan dhe një ndërtesë dykatëshe, në Peqin.

Pasuria sipas prokurorisë është vendosur me aktivitet kriminal. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara nga veprimtari kriminale, që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit