Rreth 12,000 persona nga Shqipëria kanë udhëtuar ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë të vogël deri më tani këtë vit, konfirmoi sot Ministria e Brendshme.
Dan O’Mahoney, komandanti i kërcënimeve klandestine të Forcave Kufitare, tha se 12,000 shqiptarë kanë kaluar Kanalin me anije të vogla që nga fillimi i këtij viti, 10,000 prej të cilëve ishin ‘meshkuj beqarë të rritur’.
“Dy vjet më parë, 50 shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madhe me varka të vogla, vitin e kaluar ishin 800 dhe këtë vit, deri më tani, janë 12,000 – nga të cilët rreth 10,000 janë burra të rritur beqarë”, tha ai për Komisionin e Përzgjedhur të Punëve të Brendshme.
“Pra, rritja ka qenë eksponenciale dhe ne mendojmë se kjo është për shkak të bandave kriminale shqiptare kanë fituar një bazë në veri të Francës dhe kanë filluar të lehtësojnë një numër të madh emigrantësh.”
O’Mahoney tha se vetëm një përqindje e ulët e burrave shqiptarë që bënin kërkesa për azil ishin të suksesshëm.
“Disa prej tyre sigurisht që do të kenë nevojë për ndihmën tonë dhe do të bëjnë kërkesa legjitime për azil” – tha ai.
“Shumë prej tyre në fakt nuk janë të interesuar të shqyrtojnë kërkesën e tyre për azil. Zakonisht do t’i vendosim në një hotel për disa ditë, më pas do të zhduken dhe do të punojnë ilegalisht në Britani për gjashtë muaj, ndoshta një vit dhe më pas do të kthehen në Shqipëri.”
Oficeri paralajmëroi se ekzistonte një sasi e madhe e kriminalitetit shumë të dëmshëm dhe të organizuar’që po kryhej në Britani nga bandat e organizuara shqiptare, raportin Daily Mail.