-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Do vriste hasmin me snajper brenda burgut? Gjykata merr vendimin për Kolaverin

Kryesoret

Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm Ergys Kolaverin. Ai u arrestua me bujë në vitin 2016 me akuzën se qëlloi me snajper në drejtim të një qelie në burgun e Vaqarrit duke patur si objektiv Gazmir Dacin duke lënë të plagosur një tjetër të burgosur.

Edhe Enea Caka u shpall i pafajshëm. Në 2017 ai u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 20 vite burg për tentativë vrasje. Tre vite më pas vendimi u rrëzua dhe sot Apeli e shpalli të pafajshëm.

Historia e hakmarrjes

Hasmëria e familjeve Kolaveri- Daci zë fill në vitin 2015 kur Gazmir Daci vrau vëllain e tij Valmir Kolaverin më 4 tetor 2015 dhe la të paralizuar vëllain tjetër Robert Kolaverin.

Vëllezërit Kolaveri kishin rrahur në bodrumin e një banese në Francë Elson Dacin, vëllain e Gazmirit pasi ky i fundit po u prishte pazaret e transportimit të klandestinëve dhe po u merrte klientët.

Me kthimin në Shqipëri Gazmir Daci u kishte kërkuar llogari në një lokal por sherri përfundoi me vrasje dhe plagosje.

Gazmir Daci u dënua me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje, por vëllai i tretë Ergys Kolaveri nuk e la me kaq.

Pikërisht me anë të një snajperi Ergys Kolaveri tentoi të vrasë Gazmir Dacin pasditen e 30 korrikut të 2016 por doli ‘huq’ pasi plagosi kosovarin Lili Dulajn.

Kolaverit iu gjet në automjet vetëm disa dylbi por jo arma me të cilin tentoi të vrasë Gazmir Dacin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit