-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skema dhe gracka/ Këta janë tre shqiptarët që mashtruan italianët

Kryesoret

Zbulohen emrat e tre shqiptarëve që nga Tirana përmes një “celule” mashtruese me call center zhvatën mbi 1200 italiane duke u marrë, sipas vlerësimeve paraprake 3 mln euro, por që sipas mediave italiane shuma shkon në 10 mln euro.

Të arrestuar në kuadër të operacionit “Fitimet e ëndërruara” janë Elisa Caci, Valbona Abedinaj dhe Gilberdo Pushani. Nga call center-at në Tiranë qindra italianë kanë rënë pre e mashtrimit duke iu marrë fitimet.

Por si ndodhte mashtrimi?

Italianët kontaktoheshin nëpërmjet telefonit ku bindeshin nga mashtruesit të investonin fillimisht me shifra të vogla në bursë online të cilat më vonë do të transformoheshin në fitime jashtëzakonisht të mëdha.

Disa prej viktimave kanë parë se investimet e tyre janë trefishuar në pak ditë. Duke parë se fitimet në platformat në rrjet të krijuara nga grupi kriminal e bënin akoma më të besueshëm investimin.

Autorët e kësaj skeme kanë qenë shumë të saktë në përdorimin e skemave për të bindur qytetarët në investimin e qindra mijëra eurove në llogaritë e vendosura jashtë dhe brenda vendit.

Mashtruesit ishin mjaftë të afërt me viktimat. Bisedat ishin për emergjencën e pandemisë, situatat personale apo sentimentale të familjarëve apo viktimave, duke shfrytëzuar edhe vetminë e krijuar nga situata e pandemisë, u vetëofruan si miq të besuar.

Viktimat kryesisht ishin gra e burra të moshave të ndryshme, shtëpiakë, profesionistë, pensionistë, banues në të gjithë Italinë që kishin dëshirën për të fituar para me lehtësi.

“Propozimi fillimisht bëhej me blerjen në amazon të aksioneve me vlerën e 250 euro, që të sillte fitime brenda një jave, në bazë të bisedave të bëra me viktimat, kërkonin shtimin e investimit drejt kripto valutave bitcoin, dhe fitimi do të rritej shumë si pasojë e futjes së produktit të vaksinave në treg” thuhet në dosje.

Besnikëria e klientit ishte kaq efikase sa viktima në disa raste e ka lejuar mashtruesin në distancë të përdorë edhe kompjuterin personal.

Të shumta gjithashtu ishin arsyet që mashtruesit përdornin sa herë që viktimat kërkonin të tërhiqnin fitimet e rreme, ndërkohë ishte pretendimi për ti paguar një komision për zhbllokimin e fondeve një agjencie të BE për shkak të Brexit.

Këto shuma kalonin në llogari të grupit kriminal e cila nuk i kthente mbrapsht fitimin fillestar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit