Komisioni i Disiplinës ka pezulluar Presidentin e Bylisit, Besnik Kapllanaj me katër ndeshje si pasojë e protestave ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes.
“Më shqetëson që është një kastë e vjetër me Beqirin, Pregjën e Metën dhe penalizon gjithnjë sa herë Bylis është mirë”. Këto fjalë e pezulluan Presidentin.
Ndërkohë që klubi është gjobitur me 50 mijë lekë për sjellje të gabuar të tifozëve, të cilët kanë hedhur sende në fushën e lojës. Bylisi humbi 2-1 në “Shkodër” përballë Vllazninë, takim ku skuadra mike kontestoi shumë gjykimin e sfidës.
Pezullime edhe për dy zyrtarë në Kategorinë e Parë, aty ku protestat dhe sjellja jo e mirë u kanë kushtuar nga dy dhe tetë ndeshje pezullim Florian Beqirit të Korabit dhe Polizoi Arbrit të Tomorit.
Dy ndeshje pezullim edhe për Klodian Arbrin, zyrtarin tjetër të klubit beratas.