-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kina, e para që aplikon vaksinën e COVID-19 nga goja

Kryesoret

Qyteti kinez i Shangait nisi të mërkurën shpërndarjen e një vaksine kundër COVID-19-ës që merret nga goja, e para e këtij lloji në botë.

Sipas një njoftimi zyrtar të bërë nëpërmjet mediave sociale, vaksina që merret në formën e një spërkatësi në gojë, ofrohet falas, si një dozë përforcuese për njerëzit e vaksinuar plotësisht.

Shkencëtarët shpresojnë se vaksina të tilla mund të garantojnë qasje më të madhe ndaj vaksinës në vendet me sisteme të dobëta shëndetësore. Po kështu mund të bindin të vaksinohen ata persona që druhen nga gjilpërat.

Kina synon të vaksinojnë një numër edhe më të madh njerëzish me doza përforcuese, përpara se të lehtësojë kufizimet e rrepta lidhur me pandeminë, që po frenojnë ekonominë e që gjithnjë e më shumë nuk përputhen me masat e marra në pjesën tjetër të botës. Që nga mesi i muajit tetor, 90% e shtetasve kinezëve rezultojnë plotësisht të vaksinuar dhe 57% kanë marrë një dozë përforcuese.

Vaksina u prodhua nga kompania kineze farmaceutike CanSino Biologics Inc. e cila përdor një virus relativisht të parrezikshëm që shkakton të ftohtin./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit