Komisioni i Ligjeve miratoi sot ndryshimet në vettingun për policinë e shtetit.
Pas 4 vitesh sorollatje pa rezultat, qeveria me ndryshimin që kërkoi dhe miratoi, në mënyrë indirekte pranoi dështimin në vettingun e policisë.
Tashmë me ndryshimet e reja në vetting nuk do të kalojnë të gjithë punonjësit, por vetëm kupola e policisë dhe Gardës.
“Në Policinë e Shtetit do të vetohen nivele drejtor dhe zv/drejtor i përgjithshëm, drejtor departamenti, drejtor i drejtorisë qendrore, shef komisariati.
Në Gardën e Republikës drejtor dhe zv/drejtor i përgjithshëm, drejtor drejtorie dhe shef njësie.
Në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore drejtor dhe zv/drejtor i përgjithshëm,”, thotë zv/ministri i Brendshëm Andi Mahila.
Por kush do ta bëjë vettingun?
Pastërtia e figurës do të vlerësohet nga Agjencia për Mbikëqyrjen Policore, që drejtohet nga Ardi Veliu ndërsa pasuria nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë.
Opozita e cilësoi dështim total. “Në 4 vite, mbi 2 milionë Euro me 6 punonjës të përjashtuar”, tha deputetja e PD, Dhurata Çupi.