-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta ngre zërin: Dy fjalë i thashë Berishës, Tirana i takon PD-së

Kryesoret

Brenda 24 orëve, Ilir Meta dhe Sali Berisha do të firmosin paktin për zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit tjetër. Në një konferencë për mediat, ish-Presidenti tregoi bisedën me Sali Berishën dhe fjalët që i tha sy më sy. Tirana, tha Meta i takon PD-së për të caktuar kandidatin, por edhe qytetareve të tjera. Partia e Lirisë do të fokusohet te këshillat bashkiakë. Në konferencë Meta foli me tone të ashpra duke i cilësuar disa pyetje nga gazetarët të përgatitura nga Endri Fuga për diversion.

LIVE-Pakti/ Meta kritikon Berishën: Primaret me vonesë, Saliu mbanë përgjegjësinë

“Me pyetje të nxitura nga Fuga (Shefi i komunikimit të Edi Ramës) mos hajdeni më këtu. Unë kam thënë që nuk do të ketë kandidatë kundër, nuk do të ketë përçarje. Respektojmë primaret dhe nëse kemi ndonjë kandidat nga partia e Lirisë të bëhet pjesë e primareve. Nëse nuk kandidon. I thashë sot Berishës, që cdo kandidat që kandidon në primare dhe përpiqet të dëmtojë kolegun e tij brenda primareve të përjashtohet automatikisht nga primaret. Këto kërkohet shpalosje e vizionit opozitar dhe jo dëmtimi i njëri tjetrit për të favorizuar këtë juntë. Marrëveshja jonë që është e përfunduar u intereson të gjithë shqiptarëve. Është një binom i jashtëzakonshëm, referendum dhe primare. Kemi biseduar (me Berishën) dhe shumë shpejt do të ketë një komunikim të tillë për protestat dhe kjo gjë do të jetë shumë shpejt” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit