Gjashtë tregtar droge janë arrestuar nga policia kriminale e Gjermanisë. Në aksionin e zhvilluar, policia ka sekuestruar mbi 1 kilogram kokainë, 400 gr marihuanë dhe 10 mijë euro cash.
Banda ishte e përbërë nga shqiptarë dhe ishin vënë nën përgjimin e autoriteteve prej kohësh.
Pasditen e së hënës vonë, 24 tetor 2022, u arrestuan në të njëjtën kohë autorët kryesorë të moshës 24 deri në 42 vjeç. Rreth 50 oficerë nga departamente të ndryshme të policisë në Ingolstadt, si dhe policia kriminale me detyra qendrore nga selia e policisë në Bavarinë e Epërme Veriore, u përfshinë në operacionin më të madh.
Gjatë kontrollit të mëpasshëm të banesës dhe kontrollit në një lokal në Ingolstadt, u sekuestrua droga dhe paratë e gatshme.