-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U rrah për vdekje nga burri, nëna e Marigonës rrëfen tmerrin kur pa trupin e të bijës

Kryesoret

Vadete Osmani, nëna e të ndjerës Marigona Osmani, ka rrëfyer momentin kur ka parë trupin e pajetë të së bijës.

Për mediat e Kosovës, ajo ka thënë se kur ka parë kufomën e të bijës, ka parë se i kishin thyer nofullën dhe dhëmbët.

“Mua nuk më kanë kallxu që e kanë vra, më kanë thënë ka vdekë në aksident. Më kanë kallxu qat ditë që e kanë pru, kur e kam çel kufomën e kam pa krejt zi, çika e ka pas nofullën e thyer dhe dhëmbët”, është shprehur nëna e Marigonës, transmeton T7.

Marigona Osmani u vra në Ferizaj nga bashkëshorti i saj Dardan Krivaqa në bashkëpunim me mikun e tij, Arber Sejdiu. 18-vjeçarja humbi jetën nga dhuna e tmerrshme fizike e shkaktuar nga Krivaqa.

Trupi i pajetë i saj u la përpara spitalit të Ferizajt. Policia i ka arrestuar dy personat e dyshuar për kryerjen e krimit në Ferizaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit