-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha flet për marrëveshjen me Metën: Ramë dakord që kandidatët të kalojnë detyrimisht nga primaret

Kryesoret

Ish-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka qenë i ftuar në ‘News 24’ përballë gazetarëve. Ai tha se Partia e Lirisë ka pranuar të kontribuojë në primare.

Sipas tij, asnjë kandidat nuk mund të garojë nga të dyja partitë pa kaluar nga primaret. Ky është vendimi edhe i delegatëve. Parimi themelor është referendum në të cilën dy forcat politike zotohen ti kthejnë shqiptarëve lirinë.

‘Demokracia shqiptare ka nevojë jetike për lirinë e tyre. Partia e Lirisë ka pranuar primaret si praktikë demokratike e përzgjedhjes së kandidatëve. Këto zgjedhje mund të jenë edhe nga shoqëria civile.’, tha Berisha.

Kujtojmë se, Partia Demokratike ka publikuar udhëzimet mbi afatet dhe procedurat për zhvillimin e Primareve për përzgjedhjen e kandidatëve në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Në udhëzimin e shpërndarë për mediat, PD sqaron se kandidatët për primaret duhet të plotësojnë një sërë dokumentacionesh duke nisur nga Formulari i Kandidimit, tek jetëshkrimi, aktiviteti profesional si dhe deklaratë për respektimin e Etikës dhe Integritetit.

Për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, ngarkohet që çdo degë e PD-së, në takimet që zhvillon me anëtarësinë, të marrë emrat se kë preferojnë ata të kandidojë për primaret.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit