-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dokumentar apo fermë kanabisi? Për ku i duhet më shumë ndihma e Jim Belushit Ramës?

Kryesoret

Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi prej më shumë se 10 ditësh ndodhet në vendin tonë. Ai u rikthye në Shqipëri pas 7 vitesh dhe deri më tani ka bërë një tur në disa nga vendet turistike në Shqipëri si Gjirokastra dhe Korça.

Vetë kryeministri Edi Rama është shprehur tejet i kënaqur me vizitën e Belushit, pasi sipas tij ky i fundit po bënë një dokumentar për serialin e Discovery.

Por ajo që Rama nuk përmendi, por Belushi e nxori “zbuluar” është fakti që ftesa erdhi nga vet kryeministri dhe jo për një dokumentar, por për kanabisin.

Mora një telefonatë nga kryeministri për të ardhur dhe diskutuar mundësinë e legalizimit të eksportit të kanabisit. Unë kam një fermë kanabisi. Ai donte të dinte çfarë mendoja për këtë. Çfarë njohuri kam nëpërmjet eksperiencës sime me kanabisin mjekësor”, Jim Belushit.

Ai tha që nuk e përjashton mundësinë e investimit në të ardhmen në Shqipëri tek kanabisi mjekësor, nëse legalizohet. Një fermë aktuale ai ka kohë që e ka në SHBA. Madje ai sapo është kthyer nga një vizitë në Lazarat duke e përshkruar atë si një vend perfekt për të rritur kanabis.

Për sa i përket dokumentarit, ai nuk dha detaje.

Nga ana tjetër kryeministri Rama i ka kaluar në heshtje këto deklarata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit