“5pyetjet.al” publikon foton e momentit të arrestimit të Agim Gjatës 49-vjeç sot nga RENEA në Vaun e Dejës. Ai ishte në kërkim dhe ishte cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për shkak të rekordeve të theksuara kriminale, në fushat e krimeve ndaj personit dhe të armëmbajtjes pa leje. Por sot u prangos në kuadër të operacionit të koduar “Neutralizimi”.
Si u arrestua?
Pas informacioneve në rrugë operative dhe ndjekjes, RENEA dhe policia lokale i rrethuan shtëpinë në Vaun e Dejës duke i bërë thirrje që të dilte dhe të dorëzohej. Por Gjata është përgjigjur me kallash duke hapur zjarr me breshëri kundër RENEA-s. Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga radhët e RENEA-s. 49-vjeçari në kërkim për armëmbajtje pa leje, i dënuar më parë për vrasjen e Ndoc Çelikut në 2011 në fund u prangos.
RENEA i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe gjatë kontrollit, i ka gjetur dhe sekuestruar 49-vjeçarit edhe një armë zjarri tjetër pistoletë dhe një palë dylbi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
“Je i rrethuar, dorëzohu”! Momenti kur shkodrani qëllon drejt RENEA-s (VIDEO)