Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi paraqiti sot projektbuxhetin për vitin 2023. Por seanca ka nisur me debate të forta që në fillim, jo për buxhetin, por për gjendjen e kriminalitetit dhe shkarkimin e drejtorit të policisë, Gledis Nano.
Por, ministri tha se në komision kishte shkuar për sulmet kibernetike. Ministri tha se në buxhetin e ri parashikohet 14% më shumë rritej sesa plani që kishim në 2022 për mbrojtjen kibernetike.
“Pa dashur t’ju marr kohë nga rendi i ditës, vetëm 2 sqarime shumë të thjeshta për këtë çështje. Shkarkimi dhe emërimi i drejtorit të Përgjithshëm është administrative dhe çdo procedurë është bërë sipas ligjit.
E dyta, lidhet me partneritetin tonë, me SHBA. Ju garantoj dhe jam i bindur që edhe ju e dini po kaq mirë se s’ka asnjë përplasje me partnerin tonë strategjik. Ata kanë bërë falënderim për ish drejtorin dhe i kushtohet pjesës kur ka qenë drejtor i Antiterrorit dhe ka pasur lidhje më të ngushtë në atë pozicion.
Nuk ka asnjë përplasje, madje asnjë korrespondencë lidhur me këtë gjë, kështu që nuk ka asgjë okulte sepse çdo shkak duhet të ketë dhe pasojën nëse duhet të ketë një situatë okulte që mbështjell këto lëvizje. Është çështje pa rëndësi për opinionin publik. Kam ardhur për sulmin kibernetik.
Po pres raportin e FBI dhe Microsoft dhe doja të vija me raport profesionistësh e të mos flisnim me çfarë kemi parë deri tani. Sot fillojmë diskutimin për buxhetin e vitit 2023 për Ministrinë e Brendshme dhe dua të them se jemi në një situatë jo normale e shkaktuar nga lufta e Putinit në Ukrainë që ka sjellë destabilizim pa përjashtim të ekonomive europiane tha ai.