-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Misteri i vdekjes së Learit, Çuçi: Do të vendosim kamerat e trupit te policia

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi sot se kamerat e trupit për efektivët e policisë do të rifuten. Risia nisi në kohën që ministria drejtohej nga Saimir Tahiri, por sot thuajse efektivët nuk kanë më kamera trupi gjatë shërbimit.

Misteri mbi ngjarjen e fundit të vdekjes së Lear Kurtit ka bërë që ministri të vendosë kamerat e trupit. “Do rifusim sistemin e kamerave të trupit në terren do të jetë garanci më shumë. I kemi burimet edhe në këtë buxhet” tha ministri.

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji i kërkoi llogari për ndërtimet pa leje. “Kjo polici që thuajse 100 metra në vijë ajrore nga zyra juaj nuk kontrollon dot territorin për ndërtimet pa laje, mund të kontrollojë dot krimin dhe kanabisin?”.

Çuçi tha se qeveria nuk po i fal, por po i konfiskon ndërtimet pa leje. “E kemi treguar me vepra qëndrimin për cdo ndërtim pa leje. Ne po konfiskojmë. Ne po bëjmë ta blejnë sa “frëngu pulën” pjesën e ndërtimit pa leje.

Për ndjekjen penale nuk është cështje e qeverisë, por organeve të hetimit. Ne kemi referuar edhe për këto ndërtime, që ju thoni qeveria i mbron.

Ne po i bëjmë të paguajnë sa frëngu pulën dhe po i çon në prokurori” tha ai duke lancuar edhe zgjidhjen për të ardhmen. “Me satelitët dhe dronët do të kemi një ndryshim të ndjeshëm të kontrollit të territorit”.

Debat kishte edhe për pjesën e pagave. Qeveria thotë se janë rritur nga 7-15%. Por Salianji tha se kjo nuk mjafton. “Një pjesë u kthehen në bodigardë të kriminelëve, oligarkëve dhe të dekonspirojnë operacionet.

Këta rrinë shi dhe diell, kjo nuk është rritje page, as indeksim i situatës. Me 500 mijë lekë të vjetra?!”. Por ministri tha se “nuk do të ketë pagë nën 600 mijë në policinë e shtetit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit