-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Sigurimi i shtetit deshi të më bënte spiun, por dështoi

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pranuar mbrëmjen e sotme se Sigurimi i Shtetit ka dashur ta bëjë bashkëpunëtor, por nuk ka pranuar.

Kishim një Ilir Metaj në klasë, babai i tij ishte drejtor i sigurimit të Tiranës. Ai vinte te shtëpia e ime dhe unë shkoja te shtëpia e tij. Sigurimi i Shtetit ka dashur të më bëjë dhe bashkëpunëtor, kjo gjë nuk ka ndodhur. Ka futur provokatorë dhe ka dështuar. Unë nuk kam pranuar të bëhem as anëtar i Partisë të Punës, që më interesonte se isha sekretar Rinie’, tha Meta.

Meta tha se akuzat ndaj tij janë të sajuara nga një person me inicialet A.H. dhe kryeministri Edi Rama. Sipas Metës, ka qenë pikërisht A.H. që ka dërguar emailin anonim që Autoriteti i Dosjeve të nisi verifikimin, por ka zgjedhur që të mos i tregojë emrin

A.H është personi që ka qenë personi në zyrën e tij që ka marrë përsipër falsifikimin e dosjes i cili ka dërguar një e-mail anonim dhe ka pritur këtë e-mailin dhe njëkohësisht ka treguar se ku ishte kjo pjesa që Meta me përgjues përgjonte shokun e tij. Unë po të them që avokatit tim nuk i jepet edhe sot e kësaj dite nga Autoeriteti vendimet që janë marrë që ia kanë çuar Kuvendit, nuk ia japin ndërkohë që e kanë detyrim.

Këtu është një letër që më 28 korrik, 2 ditë pasi u tromaks Lindita. Vasili i ka dërguar kërkesë për informacion. Dhe ajo i ka kthyer, në të tregohet se Autoriteti ka bërë verifikime të paligjshme, duke marrë përsipër edhe pa qenë gjeneralitetet e mia mbi të. A.H është një person që ishte premtuar se do të bëhej kryetar i Autoritetit. Ishte një torollak”, tha Meta.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit