Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Ai do t’i nënshtrohet procesit të primareve së bashku me kandidatët e tjerë, të cilët ende nuk e kanë shpallur zyrtarisht kandidaturën.
“Ky vendimi erdhi pas takimeve mes demokratëve dhe qytetarëve të Tiranës, dhe nuk ishte i lehtë për mua”, u shpreh Këlliçi.
Ai ka shtuar se “Tirana do të rregullohet dhe pa vjedhur. Ajo nuk ngjason me asnjë qytet dhe po bëhet më e ndotur dhe më kaotike. Qyteti po humbi dhe trashëgimin kulturore sepse Veliaj ia dha mafies së betonit.”
“Veliajt i duhet bashkia për një mandat të tretë që modelin e babëzisë dhe të vjedhjes
Tirana po privatizohet nga mafia e betonit, dhe apartament janë më shtrenjta se kudo dhe të rinjve ju duhen 3 jetë për të blerë një apartament,” tha ai.