Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, thuhet se është përfshirë në bisedime për blerjen e Phoenix Suns nga pronari i aktual Robert Sarver.
Obama, një tifoz i madh i basketbollit të NBA-së, është parë në një numër ndeshjesh gjatë viteve dhe tani mund të marrë drejtimin e një nga skuadrave më prestigjoze. Thashethemet u raportuan nga CEO i Ringer, Bill Simmons në një podcast.
Simmons tha se ditët kur dikush ishte në gjendje të investonte pak para dhe të drejtonte ekipin, kanë mbaruar.
“Por kam dëgjuar që Obama është i përfshirë në një nga grupet dhe është i vetmi që mendoj se do ta bënin atë fytyrën aktuale dhe djemtë e parave. do të isha shumë i lumtur ta kisha atë në front”, ka thënë ai.