-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Prisja një falje”, Einxhel sqaron një herë e mirë raportin me Beniadën

Kryesoret

Einxhel Shkira ka sqaruar arsyen e prishjes së miqësisë me Beniada Nishanin. Dy ish banoret e “Big Brother” patën një afrimitet të madh brenda, por gjërat ndryshuan jashtë.

Mes nesh nuk ka pasur ndonjë sherr apo debat konkret ballë për ballë, të dyja në një farë mënyrë e kemi evituar të flasim drejtpërdrejt për këtë gjë. Unë thellë e kam dashur Beniadën sinqerisht, kur disa situata rrodhën në një mënyrë pak zhgënjyese mu thye diçka e pastër brenda meje.

Unë në asnjë moment nuk e kam kërkuar këtë, u desh një qëndrim i saj në situatën me Donaldin që mua të më bënte të dyzuar dhe siç e kam thënë dhe brenda, nuk e di pse është befasi pasi e kam thënë se nëse shoqja ime do ma bënte këtë jashtë nuk do e kisha toleruar

Por edhe kur dola jashtë hasa në një situatë aspak të këndshme që kishte ndodhur prej nënës së saj (Beniadës) ku unë isha ofenduar në komente nga ajo që më lëndoi mua dhe familjen time, kur takova nënën time ajo ishte me lot në sy. Kam pritur nga Beniada dhe nëna e saj të më kërkonin falje.

Kjo nuk ndodhi kurrë, kjo më lëndoi dhe zgjodha të hesht, nga ana e saj ka pasur tentativë që ne të takohemi dhe të flasim, por në ato momente nuk kam qenë e gatshme të merrem me sqarime të Big Brother sepse sapo kisha marrë vesh për shtatzëninë,” tha Einxhel  në një video në facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit