Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në Komisionin për Ekonominë tha se është e paligjshme që në momentin që Ministrja prezanton ligjet të zhvillohet mbledhja që miraton këto projektligje.
Gjithashtu ajo tha se në asnjë fletë nuk është e plotë paketa fiskale.
“Ndërprerja që u bë në Komisionin e Ekonomisë është e paligjshme, duhet për caktuar e veçantë e miratimit të projektligjit. Në nenin 81 thuhet se menjëherë Komisioni i Ekonomisë për Financat fillon shqyrtimin.
A ka mundësi të lexojmë ligjet që prezantojmë në Komision? Nuk ka ndodhur asnjëherë në momentin që Ministrja prezanton ligjet të zhvillohet mbledhja që miraton këto projektligje. Asnjëherë nuk ka ndodhur.
Do kisha dashur që argumentet tona t’i përdornim për të diskutuar, ndërkohë që ne sot nuk kemi as luksin për të folur. Komisioni i Ekonomisë dhe i Financave nuk e ka ende të plotë, kanë ardhur vetëm tre ligje, ndërsa tre ligjet që kanë një efekt prej 100 milionë eurosh nuk kanë ardhur.” tha Tabaku.