Qeveria Britanike në përpjekje për të kontrolluar shifrat rekord për azil ju ka kërkuar qytetarëve ë hapin shtëpitë e tyre për të pritur të huajt.
Në shkëmbim qeveria u ka ofruar pronarëve të shtëpive kontrata afatgjata me pagesa paraprake.
Lajmi zemëroi disa deputetë pasi shifrat zbuluan se vetëm katër për qind e kërkesave për azil u përpunuan vitin e kaluar, shkruan abcnews.al.
Natën e kaluar, deputetja e Doverit, Natalie Elphicke paralajmëroi se kjo do të përkeqësonte mungesën e banesave në vend.
Ajo tha: “Kriza e varkave të vogla po e bën shumë më të vështirë për britanikët që tashmë po përpiqen të mbajnë një çati mbi kokë ose të marrin një shtëpi të tyren. Kjo nënvizon pse është kaq e rëndësishme të trajtohet kriza për të reduktuar presionin mbi strehimin dhe shërbimet e tjera jetike lokale.”
Deputetëve iu tha dje se qeveria po shpenzon 5.6 milionë paund në ditë për strehimin e emigrantëve të paligjshëm, me kostot që vazhdojnë të rriten.
Shqiptarët tani janë kombësia e vetme më e madhe që ka mbërritur në Britaninë e Madhe, me 12,000 tashmë këtë vit.
Ato përfshijnë 10,000 burra të rritur beqarë, shumë prej të cilëve dyshohet se janë të lidhur me bandat kriminale.
Disa po qëndrojnë në qendrat e mbajtjes në Kent deri në një muaj për shkak të mungesës së strehimit, pavarësisht nga një objektiv 24-orësh për t’i zhvendosur ato./The Sun.