Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat që ka shpenzuar për udhëtime në vitin 2021, por gjithashtu edhe të Sali Berishës në vitin 2010, i cili e akuzoi se me 137 fluturime me charter harxhoi 22 mln euro nga buxheti i shtetit.
Edi Rama shkruan se në 2021 shpenzoi 64.972 Lekë të reja për fluturime, ndërsa Sali Berisha në 2010 251.365 Lekë të reja.
VIDEO-Berisha: I nxori Veliaj? Rama 22 mln euro për charter, ik para protestës
“Shpifja monumentale e miliona € për✈️ tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve, po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët:
Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë👇
2010 👉 251.365Lek të reja
2021 👉 64.972Lek të reja” shkruan Rama.
Gjithashtu Edi Rama deklaroi se fluturimet private i ka paguar nga xhepi i tij, jo nga buxheti i shtetit.
137 fluturime me charter? Rama: Udhëtimet private i bëj me shpenzimet e mia