Komisioni Evropian i ka kujtuar Elon Musk se ai duhet të ndjekë rregullat e Bashkimit Evropian pas konfirmimit pwr blerjen e rrejetit social “Twitter”.
“Në Evropë, zogu do të fluturojë sipas rregullave tona”, tha Thierry Breton, Komisioneri i BE-së për Tregun e Brendshëm, në platformën e mediave sociale të premten në mëngjes.
Disa orë më parë, Musk shkroi në “Twitter” duke thënë “zogu është liruar”, një referencë për logon e Twitter, raporton euronews.
Miliarderi raportohet se pasi bleu për 44 miliardë dollarë rrjetin social kishte larguar nga puna CEO-n, shefin financiar dhe avokatin kryesor të kompanisë.
Komisioneri gjithashtu publikoi një video të realizuar në muajin maj ku shihet ai së bashku me CEO-n e Tesla në fabrikën e veturave në Austin, Teksas.
Musk tha se rregullimi dixhital i BE-së ishte “saktësisht në përputhje” me idetë e tij dhe ishte dakord “me gjithçka” që kishte thënë Breton rreth moderimit të përmbajtjeve të mediave sociale.
Bloomberg raportoi se Musk do të bëhet CEO dhe gjithashtu do të anulojë ndalimet e përjetshme për përdoruesit e “Twitterit”.