Elon Musk ka thënë se sapo të marrë zyrtarisht në dorë “çelësat” e kompanisë Twitter dot të rikthej ish-presidetin amerikan Donald Trump.
“Ndalimet e përhershme duhet të jenë jashtëzakonisht të rralla. Unë mendoj se nuk ishte e drejtë ndalimi i Donald Trump”, tha Musk.
“Arsyeja pse bleva Twitter-in është sepse është e rëndësishme për të ardhmen e qytetërimit që të ketë një shesh të përbashkët digjital, ku një gamë e gjerë besimesh mund të debatohet në një mënyrë të shëndetshme pa u drejtuar ndaj dhunës”, shkruan mes të tjerash Musk.
Më parë Musk ishte shprehur se ndihej i tronditur për ndalimin e Trump nga Twitter.