Opozita ka paralajmëruar protesta të fuqishme deri në rrëzimin e kryeministri Edi Rama, në 12 nëntor.
Këtë të premte, selia blu ka zbuluar dhe sloganin e protestës.
“Shqipëria në rrezik, protesto, t’i dalim zot, bashkë”, ky mësohet të jetë slogani i tyre.
“Shqipëria në rrezik”, është thirrje që kreu i PD-së, Sali Berisha e ka përdorur gjatë takimeve që ka bërë me demokratët, intelektualët dhe qytetarët.
Në protestën e kaluar atë të 7 korrikut, PD doli bëri një thirrje gjithëpërfshirëse dhe slogani i saj ishte “Shqipëria në rrezik, mos thuaj ç’më duhet mua”. Në atë protestë, thirrje së liderit demokratë ju përgjigjën me qindra mijëra qytetar.