-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kemi qeverinë më të keqe”! Plasin protestat në Pragë

Kryesoret

Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Pragës të premten për të protestuar kundër qeverisë së qendrës së djathtë, duke e fajësuar atë për rritjen e çmimeve në vend dhe mbi “një fokus të tepruar ndaj luftës në Ukrainë.”

Protesta u organizua nga partia Lëvizja e Parë, e cila ka lidhje me të djathtën ekstreme, dhe përkonte me festën kombëtare të 28 tetorit që përkujton themelimin e Çekosllovakisë së pavarur në vitin 1918.

Protestuesit në sheshin e “Wenceslas” të Pragës kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe ngritën pankarta që i quanin ministrat “diletantë”.

“Qeveria që kemi është më e keqja në historinë e Republikës Çeke dhe nuk jam e vetmja që mendoj kështu,” deklaroi protestuesja Eva Frantova për agjencinë e lajmeve AFP.

Ajo kritikoi kabinetin e kryeministrit Petr Fiala për çmimet e larta të energjisë dhe e akuzoi atë se i kushton më shumë vëmendje Ukrainës sesa popullit të tij./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit