-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koreja e Veriut lëshon dy raketa

Kryesoret

Koreja e Veriut ka lëshuar drejt detit dy raketa balistike me rreze të mesme veprimi. Ky ishte testimi i parë i armëve balistike që Veriu ka kryer në dy javët e fundit, teksa ushtria amerikane ka paralajmëruar se përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore nga Phenjani do të “rezultonte në fundin e regjimit ” të këtij shteti.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se ka detektuar lëshimin e dy raketave nga Veriu në zonën detare afër Tongçon, të premten. Ushtria tha se dy raketat fluturuan afër 230 kilometra në një lartësi maksimale prej 24 kilometrash.

Në deklaratë u tha se Koreja e Jugut i dënon fuqishëm këto testime, duke i quajtur “provokime të mëdha” që minojnë paqen rajonale dhe shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ndalojnë çdo aktivitet balistik nga Koreja e Veriut.

Komanda amerikane në Indo-Paqësor tha se këto testime tregojnë për “ndikimin destabilizues” të armëve bërthamore të Koresë së Veriut dhe të programit balistik të saj. Ndërkaq, ushtria japoneze tha se po ashtu ka detektuar lëshimin e raketave dhe se tani po analizon se çfarë lloje raketash janë përdorur.

Pas lëshimit të raketave, zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Koresë së Jugut thanë se kanë biseduar me homologët e tyre nga SHBA-ja dhe Japonia. Tri shtetet u tha se u pajtuan për të rritur koordinimin për shkak të Koresë së Veriut, teksa i bënë thirrje Veriut që të ndalë testimin e armëve dhe t’u kthehet bisedimeve./REL

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit