-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS bën një hap pas: Po flasim me BE-në për amnistinë

Kryesoret

Gabriela Heinrich, kryetare e grupit parlamentar të partisë gjermane SPD ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Deputetja gjermane është pritur edhe nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla.

Socialisti në konferencën për mediat, u pyet për amnistinë fiskale dhe theksoi se shumica po punon me BE-në për paketën, pasi Brukseli ka qenë kritik për nismën.

Ne do të vijojmë të konsultohemi për Amnistinë Fiskale dhe do të kemi draft në bashkëpunim me BE. Nuk është e ndaluar por duhet bërë në rekomandimet më të mira nga BE. Nuk ka ardhur ende në parlament drafti, ndaj kini durim.

E rëndësishme të kuptojmë se në këtë situatë të vështirë ekonomike të shkaktuar nga inflacioni i luftës, të gjitha qeveritë mundohen të sigurojnë të ardhura shtesë për efektet e krizës. Amnistia fiskale është për t’u ardhur në ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë“, tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit