-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rezart më kuptove”? Përgjimet e Taçit, lekët e “Cosa Nostra”-s dhe roli i kunatit

Kryesoret

Një vit nga momenti i sekuestrimit të 18 mln eurove, SPAK mbylli hetimet dhe çoi sot në gjyq dosjen në ngarkim të biznesmenit Rezart Taçi.

SPAK deklaron se Rezart Taçi, së bashku me Artur Ballën dhe Bledar Lilon, në bashkëpunim me italianët Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli dhe disa persona të tjerë, kanë organizuar një skemë komplekse financiare të kundraligjshme, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme 18 mln euro.

18 mln euro që dyshohet të mafies italiane “Cosa Nostra” u bllokuan në një bankë në Shqipëri në nëntor 2021. SPAK thotë se Taçi do pastronte 18 mln € përmes lëvizjes në disa banka në disa shtete dhe do merrte përqindjen. Llogaria ishte në emër të Francesco Zummo me shumën 18.399.996 euro. Ndërsa Taçi do të fitonte 4 milionë euro nga ky operacion, ose 16% e shumës.

18 mln euro sekuestro, SPAK çon në gjyq “bosin” Rezart Taçi

Skema

Skema e pastrimit të parave ku ishin përfshirë ish-bosi i naftës Rezart Taçi, kunati i tij Artur Balla dhe ish truproja Bledar Lilo, u zbulua nga SPAK pas hetimeve disa mujore. Nga hetimet e SPAK, Artur Balla dhe Beldar Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n në Shqipëri, që të bënin transferta parash për pastrimin e tyre.

Rreth 4 milionë euro do të përfitonte biznesmeni i naftës Rezart Taçi dhe bashkëpunëtorët e tij nga transferimi i 18 milionë eurove në llogarinë e tij bankare në Tiranë. Ishte ky konkluzioni i Prokurorisë së Antimafias së Palermos në dosjen e hetimeve për pastrimin e parave.

Në dosjen e italianëve sipërmarrësi shqiptar shfaqej shumë herë në përgjimet e antimafias dhe në bisedë me brokerin italian Cestagalli.

Taçi e Cestgalli sipas përgjimeve të Antimafias e të zbardhura në dosjen hetimore ishin dakordësuar të merrnin 16% të shumës prej 19.300.000 euro. Në dosjen e prokurorisë italiane dalin edhe përgjime telefonike mes një prej të pandehurve dhe biznesmenit Rezart Taçi për transferimin e fshehtë të parave.

Mëngjesin e 28 maj 2021 Danielle Cestagalli fliste në telefon me Rezart Taçin, duke i treguar detaje nga operacioni financiar i lidhur me Francesco Zummo-n, i cili ka pasur një sërë komplikacionesh lidhur me sektorin imobiliar. Cestagalli informonte bashkëbiseduesin e tij Rezart Taçi, që të jepte dhe ai ndihmën e tij duke hapur një llogari të tretë bankare, për ta përdorur për të paguar ndërmjetësit e tyre.

Cestagalli:…mbrëmë isha me atë avokatin e tij, që e ka emrin Fabio Petruzzella (…). …z.Zummo kërkon që t’i transferojë të gjitha dhe të çlirohet një herë e mirë, dhe më pas të bëjë një xhiro në llogarinë e avokatit të tij. Në këtë mënyrë ai merr këto fonde….dhe… i dërgon menjëherë në llogarinë e këtij avokatit, këtij Fabios. Do ishte më e lehtë të hapeshin bashkarisht, dhe kështu operimi kryhet menjëherë…pjesa tjetër Amen.

Ndërsa ajo që do të thosha tjetër vëlla, është se kam nevojë që ata të tutë të më hapin një llogari…por çështja është delikate se duhet të njohësh njerëz…..kjo është arsyeja që .. (…) dhe prandaj doja të të shihja që të flisja edhe me shifra.

Dhe po të them që bëhet fjalë për çështje serioze, kështu që duhet bërë shpejt, mundësisht të mërkurën, u kuptuam?, ok flasim më vonë Rezart”.

Udhëtimi i Zummo dhe Petruzzella drejt Shqipërisë zbulon detaje që për të kryer transferimin me sukses, iu kërkuan favore personazheve të njohur. Në një tjetër telefonatë ndërmjet Danieles dhe Rezartit.

Daniele: …Perfekt, perfekt…pra ke vendosur që ta hapim atje?…..mirë….Po si do ja bëjmë për kalimin…më ço pak emrin, s’po i them gjë atyre deri nesër, por pastaj ia bëjmë surprizë…shkojmë te Presidenti dhe pikë, shumë mirë.

Në orën 20:06, Daniele i përgjigjet telefonatës së 11 me Rezartin dhe i thotë se kërkon t’i rrëfejë diçka të cilën nuk duhet ta flasë me askënd, e aq më pak me Fabion, të cilit kërkon t’ia thotë të nesërmen kur të jetë e sigurt.

Daniele: …tani isha në telefon me të për të organizuar një takim….e enjte, pasdite…do vijnë në Tiranë…ja pse nuk të përgjigjesha, më mori Presidenti i Bosnj…jo më fal, i Malit të Zi. Do e hapë llogarinë nga …

E kërkon SPAK-u, kush është Rezart Taçi? Dritëhijet e mikut të pushtetarëve të lartë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit