Bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, Paul, u dërgua në spital këtë të premte pasi një sulmues i panjohur hyri në shtëpinë e çiftit në San Francisko dhe dyshohet se e sulmoi atë me një çekiç.
Zëdhënësi i Nancy Pelosit, Drew Hamill, tha në një deklaratë se Paul Pelosi, 82 vjeç, “u sulmua dhunshëm”, por pritet të shërohet plotësisht.
Ky ishte sulmi i tretë, çfarë ndodhi në shtëpinë e politikanes amerikane?
“ Sulmuesi është në paraburgim dhe motivi i sulmit është nën hetim ”, shtoi Hamill./CNN


                                    





