Zyrtarët e Koresë së Jugut thanë se rreth 50 persona kishin pësuar arrest kardiak dhe një numër ende i panjohur dyshohet se kishin vdekur.
Kjo pasi u shtypën nga një turmë e madhe, e cila po ecte në një rrugë të ngushtë gjatë festimeve të Halloween-it në kryeqytetin Seul.
Choi Cheon-sik, një zyrtar nga Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve, tha se rreth 100 njerëz u raportuan si të plagosur dhe se rreth 50 po trajtoheshin për arrest kardiak.
Videot në mediat sociale treguan njerëzit e shtrirë të shpërndarë në rrugë.
Policia konfirmoi gjithashtu se dhjetëra njerëzve po u jepej ndihma e parë në rrugë ndërsa shumë të tjerë janë dërguar në spitalet aty pranë.
Një oficer i policisë lokale tha se ai ishte gjithashtu i informuar se një rrëmujë ndodhi në rrugët e Itaewon, ku një turmë njerëzish u mblodhën për festimet e Halloween.
Oficeri kërkoi anonimitetin, duke thënë se detajet e incidentit ishin ende nën hetim.
Disa raporte të mediave lokale më herët thanë se përplasja ndodhi pasi një numër i madh njerëzish nxituan të largoheshin nga një bar.
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, lëshoi një deklaratë duke u bërë thirrje zyrtarëve që të sigurojnë trajtim të shpejtë për të lënduarit dhe të rishikojnë sigurinë e vendeve të festimit.
Ai gjithashtu udhëzoi Ministrinë e Shëndetësisë që të vendosë me shpejtësi ekipet e ndihmës mjekësore në rast fatkeqësie dhe të sigurojë shtretërit në spitalin aty pranë për të trajtuar të lënduarit