Një ekip nga Komanda e Specializuar e Policisë në Brazil arrestoi dy të dyshuar për grabitje në Aparecida de Goiânia ditën e djeshme. Sipas Policisë Ushtarake, ata do të ishin gati të hipnin në autobus për në Rio de Zhaneiro.
Por ajo që i ka bërë përshtypje policisë braziliane, ishte se mes parave të sekuestruara, policia gjeti euro, dollarë, pesos, madje edhe para shqiptare, mes të cilave edhe një 200-lekësh. Nuk dihet kombësia e grabitësve.
Janë sekuestruar rreth 3200 R$ në valutë, pesë palë atlete të importuara dhe një teh çelësi i përdorur në grabitje. Arrestimi erdhi pas një informacioni anonim.