-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Sulm me armë në funeralin e 20-vjeçarit në SHBA, plagosen 6 persona!

Kryesoret

Gjashtë persona janë plagosur në SHBA, si pasojë e një sulmi me armë zjarri jashtë një kishe në Pensilvania. Njëri nga 6 të plagosurit është në gjendje kritike për jetën.

Sulmi me armë ndodhi dje, e premte, 28 tetor, në funeralin e 20-vjeçarit John Horneses Jr., i cili u vra bashkë me dy persona të tjerë pranë një stacioni autobusi në anën veriore të Pittsburgh më 15 tetor.

Policia nuk ka dhënë informacione për identitetin e autorëve dhe motivet e tyre. Ndërkohë shefi i policisë lokale, Richard Fort ka thënë se sulmi mund të ketë lidhje me mosmarrëveshje mes bandash.

John Horneses Jr., i cili ishte mes tre personave të vrarë pranë një stacioni autobusi në anën veriore të Pittsburgh më 15 tetor. Incidentet e dhunës me armë kanë marrë jetën e rreth 36,600 njerëzve që nga fillimi i vitit në SHBA, sipas uebsajtit të specializuar Gun Violence Archive.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit