-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë ndodhi me makinën e blinduar të hasmit të Vis Martinajt? E zbulon “5pyetjet.al”

Kryesoret

Fiks tre javë më parë në Tiranë, mbrëmjen e së shtunës u bllokua “rrufe” një makinë e blinduar. Brenda saj gjendeshin ish-anëtari i bandës së Durrësit, Indrit Dokle me kunatin e tij Gentian Reçi dhe Fatjon Murati që ishte në kërkim policor. Për Muratin u pre fletë-arresti, pasi ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i Kristjan Gjinit, për ngritjen e një baze armësh në Tiranë. Policia nuk ishte në kërkim të Dokles, por shoqërimi i tij është bërë për faktin se po lëvizte me një të shpallur në kërkim. Pas disa orësh në pyetje. Ai u lirua bashkë me kunati.

Po makina e blinduar?

“5pyetjet.al” mëson nga një burim pranë organit të akuzës së Tiranës se edhe pas 21 ditësh makina është ende në sekuestro. Pronare e makinës tip “Benz” S600 me targa CB6166TE është një grua bullgare. 24 orë pas ngjarjes ajo ka qenë në Tiranë. Ambasada bullgare në Tiranë i ka vendosur në dispozicion një përkthyes duke u paraqitur për të dhënë shpjegime. Po i njëjti burim theksoi për “5pyetjet.al” se gruaja ka deklaruar se makinën e kishte lëshuar në bazë të një kontrate. Gjithashtu bullgarja ka rrëfyer se makinën e ka përdorur më parë një personalitet i politikës gjermane dhe pasi e nxori në ankand e ka blerë. Megjithatë makina nuk është tërhequr nga sekuestro në policinë e Tiranës.

Kush është Indrit Dokle?

Indrit Dokle ka qenë drejtues i bandës së Durrësit, ndërsa është liruar nga burgu në janar të vitit 2020. Dokle njihet për armiqësinë e tij me Ervis Martinaj, pasi ky i fundit ka qenë i gatshëm të paguajë 500 mijë euro për ekzekutimin e Dokles. Ky detaj ka dalë nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili i kishte marrë 100 mijë euro parapagesë Martinajt për të vrarë Doklen, por ky objektiv nuk u arrit kurrë. Ndërkohë, më parë Dokle është marrë në pyetje edhe për zhdukjen e Ervis Martinaj, pasi babai i Martinajt kishte deklaruar në polici se dyshonin se Dokle kishte gisht në zhdukjen e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit