Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara të Elvin Merlikës. Ai akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Në përfundim të hetimit rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.
Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:
100% të kuotave të shoqërisë “Zeus Garden” sh.p.k.
49% të kuotave të shoqërisë “M.S.G Security” sh.p.k.
100% të kuotave të shoqërisë “London Eye” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament 14/5, kati i 6, me sipërfaqe 108 m2, në zonën e Kasharit.
Pasuri e paluajtshme e llojit truall me sip. 6026 m2, ZK.3051, me adresë Priskë Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë më numër, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament më numër, me sipërfaqe 38.85 m2, me adresë Yzberisht Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 81.24 m2, në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, me sip. 50.82 m2, në posedim nga shoqëria “………..”,.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 89 m2, me adresë Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 35.09 m2, me adresë Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit bodrum, me sip. 9 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri” Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip.30.2 m2, me adresë Rruga “Karl Gega.
Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, kati i parë nëntokë në objektin e shoqërisë “Xh……” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit pyll me sip. 6026 m2, me adresë Priskë e Madhe, Tiranë, në vendin e quajtur (Fusha e Bukur).
9 (nëntë) automjete të markave të ndryshme.