Dy persona kanë ndërruar jetë ditën e sotme pasi janë rrëzuar nga pemët e ullirit në Ksamil dhe Vlorë.
62-vjeçari që ndërroi jetë në Ksamil është Gëzim Redhi, pedagog në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, me titullin profesor doktor.
Ai ka një shtëpi për pushime verore dhe 2 rrënjë ullinj në Ksamil, të cilat po i mblidhte. Por është rrëzuar aksidentalisht nga pema dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Bien nga pema! Dy të vdekur në Vlorë dhe Ksamil, njëri në spital