Sot u zhvillua konventa kombëtare e Partisë së Lirisë. Kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta tha se synimi i tij është largimi i qeverisë Rama.
Ndryshe nga tani, Meta, tha më tej se referendumi është mjeti magjik për t’i dhënë zë qytetarit.
“Vetëm për shkak të rilindjes, Shqipëria është sot vendi me shpopullimin më dramatik në Europë. Qytetarë të pafajshëm, të rinj dhe fëmijë vriten nga dora e policisë së patronazhistëve.
Sot jemi vendi më i varfër në Europë dhe rajonin tonë, por kemi çmimet më të larta të karburantit, ilaçeve, qirave, kostos bazike të cdo familje. Ashtu sikur kemi edhe taksat më të larta.
Shqiptarët, presin shembjen e “burgut” ku jetojmë dhe heqjen e “prangave”. Referendumi është mjeti ynë magjik që populli nuk ka për të fjetur më. Koha nuk pret më. Ti japim fund regjimit” tha ai.